Vdes edhe personi i dytë që u aksidentua ditë më parë në Bajçinë të Podujevës

Kronikë e zezë

Vdes edhe personi i dytë që u aksidentua ditë më parë në Bajçinë të Podujevës

Më: 2 maj 2019 Në ora: 21:48
Si pasojë e këtij aksidenti në vendin e ngjarjes ndërroi jetë një 19 vjeçar, me inicialet J.G.

Një vetëaksdient trafiku ka ndodhur të dielën mbrëma në fshatin Bajçinë të Podujevës.

Si pasojë e këtij aksidenti në vendin e ngjarjes ndërroi jetë një 19 vjeçar, me inicialet J.G., nga fshati Dobërdol i Podujevës.

I lënduar mbeti edhe një person tjetër, i cili nuk ka arritur t’i mbijetojë lëndimeve dhe ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin për vdekjen e të aksidentuarit të dytë e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Sot, rreth orës 16:30, jemi njoftuar nga QKUK se ka ndërruar jetë personi i cili është lënduar në aksidentin që ka ndodhur më 28 prill 2019, në fshatin Bajçinë të Podujevës. Bëhet fjalë për viktimën mashkull Ç.G., 18 vjeç”, ka thënë për Express, zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat