E konfirmon policia: Është plagosur menaxheri i On Records, Met Elshani

Kronikë e zezë

E konfirmon policia: Është plagosur menaxheri i On Records, Met Elshani

Më: 17 maj 2019 Në ora: 15:23
Met Elshani

(E plotësuar) - Policia e Kosovës e ka konfirmuar se në lagjen Dardania në Prishtinë ka ndodhur një plagosje.

Sot rreth  orës 15:00, policia  ka marrë informacionin se në lagjen “Dardania”  në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes, të cilat kanë hasur në viktimën ( i plagosur nga arma e zjarrit) :

o        M.E, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar katër persona të dyshuar, si dhe ka sekuestruar tri armë zjarri (revole) .

Personat e arrestuar:

o        Sh. C mashkull , 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, 

o        L. K mashkull , 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

o        Xh. B  mashkull , 43  vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

ndodhen në objektet policore ku po intervistohen, ndërkohë që i dyshuari i katërt:

o        A.K  mashkull , 23  vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,  ndodhet në tretman mjekësor, nën përkujdesjen e policisë.

Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me këtë rast.

Plagosje me armë zjarri në Prishtinë, i përfshirë reperi Fero

Sot rreth orës 15:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Image

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes, të cilat kanë hasur në viktimën ( i plagosur nga arma e zjarrit): M.E, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar katër persona të dyshuar, si dhe ka sekuestruar tri armë zjarri (revole). Personat e arrestuar janë Sh. C  20 vjeç,  L. K , 22 vjeç, dhe  Xh. B  43  vjeç ndërsa i dyshuari i katërt A.K  23  vjeç, ndodhet në tretman mjekësor, nën përkujdesjen e policisë.

Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me këtë rast.

***

Klika e reperit të njohur kosovar, Feros, është përfshirë në një përleshje fizike me disa kundërshtarë të tyre. Nga kjo ngjarje dyshohet se ka mbetur i plagosur dikush nga shokët e Feros. Rasti ka ndodhur në lagjen “Dardania” të Prishtinës.

Ne vendngjarje po qëndron edhe njësia speciale e Policisë së Kosovës.

Kur Fero thotë se është reperi më i mirë kundërshtarët e tij ia kthejnë se është reperi më i rrahur. Këtë e thonë për shkak se Fero ka qenë i përfshirë në disa skandale të përleshjeve fizike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat