Plagoset një person në lagjen Dardania në Prishtinë

Kronikë e zezë

Plagoset një person në lagjen Dardania në Prishtinë

Më: 17 maj 2019 Në ora: 16:21
Të gjeturat

Sot rreth orës 15:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore për ekzaminim të vendngjarjes, të cilat kanë hasur në viktimën ( i plagosur nga arma e zjarrit) : M.E, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Lidhur me këtë rast policia ka arrestuar katër persona të dyshuar, si dhe ka sekuestruar tri armë zjarri (revole) . Personat e arrestuar janë Sh. C  20 vjeç,  L. K , 22 vjeç, dhe  Xh. B  43  vjeç ndërsa i dyshuari i katërt A.K  23  vjeç, ndodhet në tretman mjekësor, nën përkujdesjen e policisë.

Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat