Policia jep detaje për arrestimin e personave të dyshuar për fajde

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për arrestimin e personave të dyshuar për fajde

Më: 20 maj 2019 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit pas një hetimi të gjatë të iniciuar në fillim të vitit 2018, bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore Prishtinë sot ka realizuar një operacion të gjerë policor i cili ka përfshirë rajonin e Prishtinës, Pejës dhe Gjakovës.

Operacioni policor i koduar "DALLGA” ka filluar në orët e hershme të mëngjesit, nën mbështetjen e Njësive për Reagim të Shpejtë, ku target i veprimeve hetimore dhe bastisjeve kanë qenë shtatë  lokacione, prej tyre pesë  në regjionin e Prishtinës, një në regjionin e Pejës dhe një në regjionin e Gjakovës.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve policore janë arrestuar pesë persona, përderisa dy  mbeten në kërkim policor: I. O.(1964) I. B. (1969) A. Th. (1979), M. M.( 1980), Rr. H. ( 1979) E. L. mbetet në kërkim policor dhe Z. J. mbetet në kërkim policor

Personat e lartcekur janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer vepra penale ‘fajde’, ‘detyrim’ dhe ‘mashtrim’, të cilët vite më parë kanë pasur qëllim përfitimin në mënyrë të kundërligjshme - joproporcionale të pasurisë së paluajtshme dhe të luajtshme (dy shtëpi në Prishtinë, një objekt, automjete dhe para). 

Vlera e përgjithshme e përfituar në mënyra kundërligjore dyshohet/vlerësohet mbi 2.5 milionë euro, ndërsa dëmi i përgjithshëm i shkaktuar dyshohet se tejkalon vlerën prej 6 milionë euro. 

Në cilësi të provave materiale gjatë operacionit policor janë sekuestruar:  • para të gatshme prej 10,250.00 €,  • dokumente të ndryshme, kontrata të ndryshme të shitblerjeve,  • telefona (tre Iphone X, një Iphone X Max, një Iphone 8, një Samasung,dy Nokia ).

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda dhe me aktvendim të tij, pesë personat e dyshuar tanimë të arrestuar dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy personat tjerë janë në kërkim policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat