Aksident në Istog, rrotullohet makina

Kronikë e zezë

Aksident në Istog, rrotullohet makina

Më: 28 maj 2019 Në ora: 16:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një makinë ka përfunduar jashtë rruge si pasojë e një aksidenti në Gurrakoc të Istogut.

Makina e tipit Golf 4 gjatë përballkalimit ka dalur në shiritin e makinës tjetër Opel Zafira të cilën e ka goditur.

Kjo e fundit ka arritur ta shmang përplasjen direkte, duke u goditur vetëm në pjesën anësore, e pastaj makina Golf ka përfunduar jashtë rruge e përmbysur.

Të dyja palët kanë shpëtuar pa lëndime serioze.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat