Suharekë, vidhet kasaforta me para e stoli

Kronikë e zezë

Suharekë, vidhet kasaforta me para e stoli

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 11:22
Vjedhje

Një vjedhje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur mbrëmë në Suharekë.

Sipas njoftimit të policisë, një person ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij.

Sipas raportimit të viktimës në polici, të dyshuarit kanë hyrë në shtëpi duke dëmtuar derën dhe kanë vjedhur një kasafortë metalike me para dhe me stoli ari me vlerë të konsiderueshme.Policia ka bërë të ditur se njësitet policore janë duke hetuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat