Aksident i rëndë, vdiq një person

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë, vdiq një person

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 13:23
Ilustrim

Një aksident i rëndë është regjistruar pak më parë në Vorë të Shqipërisë. Si pasojë e përplasjes së disa automjeteve ka ndërruar jetë një person.

“Në rrugën dytësore Vorë, drejt Doganës janë përplasur 3 mjete, si pasojë e përplasjes gjatë transportimit në spital ka nderruar jetë drejtuesi i njërit prej mjeteve shtetasi D. K rreth 30 vjeç. Ndërsa shtetasi G. Z drejtuesi i njërit prej mjeteve ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. Paraprakisht sipas policisë dyshohet se shkaku i vdekjes së shtetasit D. K, mund të ketë ardhur si pasojë e arrestit kardiak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat