17 vjeçarja humb këmbën deri mbi gju pasi u sulmua nga peshkaqeni

Kronikë e zezë

17 vjeçarja humb këmbën deri mbi gju pasi u sulmua nga peshkaqeni

Më: 9 qershor 2019 Në ora: 17:47
ilustrim

Një vajzë adoleshente që humbi një pjesë të këmbës së saj dhe pësoi lëndime të rënda në dorë pasi u sulmua nga një peshkaqen në një plazh në Karolinën Jugore, u shpëtua nga nofulla e tij kur babai i saj u hodh në ujë dhe filloi të luftonte me të.

“Papritmas të gjithë filluan të bërtisnin dhe unë shikoja në të majtën time dhe po nxitohesha drejt kësaj vajze të vogël. Ajo dukej e vogël por ishte 17 vjeçare”, tha një dëshmitar.

Nga departamenti i zjarrit thanë se vajza kishte plagë të rënda në këmbë dhe duart e saj, duke përfshirë plagë të thella në këmbë dhe zonat e dorës.

Vajza u transportua në një spital në Greenville ku edhe u trajtua. Spitali e identifikoi atë si Paige Winter nga New Bern.

“Ajo është në gjendje të mirë dhe po merr kujdes të shkëlqyeshëm”, thanë nga spitali.

Gjyshja e Winter shkroi në Facebook se 17 vjeçarja kishte një operacion nga i cili iu hoq këmba deri mbi gju dhe disa gishta.

Ajo shtoi se mbesa e saj mund të ketë nevojë për një transplant të dorës në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat