Trafikonte mjete motorike, arrestohet fieraku në Kakavijë - Bota Sot
Trafikonte mjete motorike, arrestohet fieraku në Kakavijë

Kronikë e zezë

Trafikonte mjete motorike, arrestohet fieraku në Kakavijë

Më: 12 qershor 2019 Në ora: 14:11
Foto ilustrim

Një 52-vjeçar, banues në fshatin Kashisht të Fier është arrestuar ditën e sotme në Kakavijë për akuzën e trafikimit të mjeteve motorike dhe kalim të paligjshëm të kufirit.

“Vijon operacioni FRONTEX. Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprat penale “Trafikim i mjeteve motorike” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit”.Në kuadër të operacionit FRONTEX, ku ka për qëllimi monitorimin e kufirit dhe parandalimin e trafikimeve të paligjshme, nga patrullat e përbashkëta me FRONTEX, në vendin e quajtur “Mulliri”, në afërsi të vijës së gjelbër kufitare me Greqinë, u kap shtetasi D.R., duke transportuar një motorçiklet.Pas verifikimeve të kryera rezultoi se motorcikleta ishte vjedhur në shtetin Grek.

Specialistët e seksionit për Hetimin e Trafiqeve në D.V.P. Gjirokastër bënë arrestimin e shtetasit : D.R., 52 vjeç, banues në fshatin Kashisht, Fier. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për hetime të mëtejshme”-njofton policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...