Shtetasi austriak gjendet i vdekur në një hotel në Prishtinë - Bota Sot
Shtetasi austriak gjendet i vdekur në një hotel në Prishtinë

Kronikë e zezë

Shtetasi austriak gjendet i vdekur në një hotel në Prishtinë

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 17:51
Ilustrim

Një shtetas austriak është gjetur i vdekur në një hotel në Prishtinë.

Rasti aktualisht është duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se rasti ka ndodhur në një hotel në rrugën Prishtinë-Shkup.

Po ashtu ka bërë të ditur se njësitet policore janë duke punuar në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave që ndërlidhen me rastin.

“Rasti ka ndodhur në një hotel, në rrugën Prishtinë- Shkup. Vdekjen e viktimës mashkull shtetas austriak, e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht njësitet policore janë duke punuar në ndriçimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Detaje tjera rreth rastit ende nuk dihen. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...