Vdes gruaja që u hodh nga vetura, arrestohet burri i saj - Bota Sot
Vdes gruaja që u hodh nga vetura, arrestohet burri i saj

Kronikë e zezë

Vdes gruaja që u hodh nga vetura, arrestohet burri i saj

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 19:58
Foto ilustrim

Një grua dyshohet se është hedhur nga vetura e burrit para dy javësh në Suharekë. Ajo sot ka vdekur nga plagët e marra, ndërsa burri i saj është arrestuar.

Një rast tragjik ka ndodhur para dy javësh në Suharekë.

Me 31 maj të këtij viti, sipas Policisë, një grua është hedhur nga vetura ku ka qenë me burrin e saj. 

Gruas i është dhënë ndihma e parë në spitalin rajonal të Prizrenit, e më pas është dërguar në QKUK në Prishtinë.

Në Policinë Rajonale të Prizrenit thonë se sot janë informuar se gruaja ka vdekur, ndërsa burri është i dyshuar dhe po mbahet në paraburgim.

“Rasti ka ndodhur me datë 31 maj. Viktima është hudhur nga automjeti. I dyshimtë është bashkëshorti dhe është arrestuar, e tash gjendet në qendrën e paraburgimit, ndërsa viktimës i është dhënë ndihma e parë në Prizren, më pas është dërguar në QKUK. e njëjta ka vdekur”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Veseli Gashi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...