Plagosen dy persona, u goditen me mjete të forta gjatë një konflikti - Bota Sot
Plagosen dy persona, u goditen me mjete të forta gjatë një konflikti

Kronikë e zezë

Plagosen dy persona, u goditen me mjete të forta gjatë një konflikti

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 07:37
Foto ilustrim

Dy persona kanë mbetur të plagosur pasi u konfliktuan me disa persona të tjerë. Njëri nga të plagosurit është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë pasi kishte marrë dëmtime të shumta.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në fshatin Marjan të Korçës.

Dy të plagosurit mblidhnin bimë medicinale, ku gjatë konfliktit me persona të tjerë u goditën me mjete të forta. Sipas raportimeve të plagosurit janë: Altin Pillati, 47 vjeç ku sipasojë e plagëve të marra është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim më të detajuar. I plagosuri tjetër është Mylazim Mukollari, 73 vjeç i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...