Njësitet e Doganës sot kanë realizuar një aksion në stacionin e autobusëve në Prishtinë.
Në stacionin e autobusëve në Prishtine është ndaluar autobusi i linjës Novi Pazar - Prishtinë te një kompanie. Pas kontrollit detal te bagazhit dhe në pjesë të ndryshme të autobusit është gjetur mall për te cilin dyshohet të jetë i kontrabanduar nga Serbia, bën të ditur Dogana e Kosovës.
Malli i sekuestruar është si me poshtë:
Tekstil origjina Serbi
Material higjenik origjina Serbi
Nargile origjina Turqi
I gjithë malli është sekuestruar dhe ndaj të dyshuar ka filluar procedura kundërvajtëse.