Arrestohet e gjithë familja shqiptare në Selanik, ja arsyeja - Bota Sot
Arrestohet e gjithë familja shqiptare në Selanik, ja arsyeja

Kronikë e zezë

Arrestohet e gjithë familja shqiptare në Selanik, ja arsyeja

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 08:23
Ilustrim

Një familje shqiptare në Selanik; babai, mamaja dhe vajza, janë arrestuar nga policia greke si pjesë e një grupi të shpërndarjes dhe shitjes së kokainës. Lëndën narkotike e fshihnin me kujdes brenda kukullave.

Çifti i bashkëshortëve, të dy 45 vjeç, u arrestuan mbrëmjen e së shtunës teksa po udhëtonin me makinë. Ata u ndaluan për kontroll dhe në mjet u gjetën 205 gram kokainë që ishin fshehur brenda kukullave.

Policia greke tha se makina me të cilën u kapën burrë e grua, është në pronësi të vajzës së tyre 20-vjeçare.

Kërkimet vazhduan edhe në banesën e familjes shqiptare. Edhe aty u gjetën doza kokaine dhe u arrestua vajza e çiftit. Hetuesit sekuestruan gjithashtu 8640 Euro dhe një automjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...