Policia në Gjakovë ka arrestuar një femër të komunitetit egjiptian.
Arsye për ndalimin e saj është pasi e njëjta pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht një tjetër femër nga i njëjti komunitet.
Me vendim të prokurorit kujdestar e dyshuara është dërguar në mbajtje.