Pesë të arrestuar lidhur me plagosjen e dy personave mbrëmë në Lipjan

Kronikë e zezë

Pesë të arrestuar lidhur me plagosjen e dy personave mbrëmë në Lipjan

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 10:49
Ilustrim

Pesë persona janë arrestuar mbrëmjen e së hënës në Lipjan, lidhur me rastin e dy personave të plagosur pas të shtënave me armë zjarri.

Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv, zëdhëhënsi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ndërsa shton se është konfiskuar edhe një armë zjarri dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme.

”Rreth orës 21:40 është raportuar për dy persona të plagosur në Lipjan, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Policia me njësitet e saj ju ka përgjigjur rastit dhe është në proces të ndërmarrjes së veprimeve operative dhe hetimore në funksion të sqarimit të plotë të rrethanave dhe motivit të këtij incidenti.

Pas veprimeve intenzive operative dhe hetimore mbrëmë nga ana e policisë , lidhur me rastin, është konfiskuar një armë dhe 5 persona janë arrestuar, ku pastaj me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat