“U detyrova të shkoj në motel me te, me fotografonte”, denoncimi i gruas për dhunim në Prishtinë

Kronikë e zezë

“U detyrova të shkoj në motel me te, me fotografonte”, denoncimi i gruas për dhunim në Prishtinë

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 10:38
ilustrim

Një grua vendosi që të bëjë një denoncim për dhunim pas një muaji.

Një grua e ka denoncuar një person për detyrim me dhunë, që me datën 27 qershor të shkojë me të në një motel për të kryer marrëdhënie seksuale. Viktima e ka bërë denoncimin gjatë ditës së djeshme, ndërsa ngjaja ka ndodhur në Veternik të Prishtinës.

“Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar me dhunë e ka futur në veturën e tij duke e dërguar në motel dhe pa dëshirën e saj e kishte dhunuar seksualisht duke i bërë fotografime dhe incizime të ndryshme, njëkohësisht i kishte vjedhur dokumente personale dhe një shumë parash. Në lidhje me rastin janë intervistuar disa dëshmitarë rasti”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

Rasti është iniciuar për ‘dhunim&fotografim dhe incizime tjera -vjedhje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat