Kërkohet paraburgim për 11 trafikantët e armëve në Ferizaj - Bota Sot
Kërkohet paraburgim për 11 trafikantët e armëve në Ferizaj

Kronikë e zezë

Kërkohet paraburgim për 11 trafikantët e armëve në Ferizaj

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 09:19
Armatimi

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Ferizaj,  kundër njëmbëdhjetë (11) personave të pandehur, me inicialet: A.F., M.F., P.F., A.F.,M.SH., R.M.,N.M.P.M., I.R., B.A., dhe F.U., tek të cilët me rastin e bastisjes dhe kontrollit, u janë gjetur një sasi e madhe e armëve dhe municioneve të ndryshme.

Për këta të dyshuar ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit në bashkëkryerje do të kryenin veprat penale  “Importi, eksporti, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, nga neni 364  lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...