Ishin shpallur në kërkim, vetëdorëzohen në polici dy banorët e “Astirit”

Kronikë e zezë

Ishin shpallur në kërkim, vetëdorëzohen në polici dy banorët e “Astirit”

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 07:02
Ilustrim

Vetëdorëzohen në polici dy banorët te “Unaza e Re”, pasi ishin shpallur në kërkim prej disa ditësh.

Bëhet me dije se Lutfi Kastrati dhe Gëzim Sadikaj janë dorëzuar sot në Drejtorinë e Policisë në Tiranë, pasi ishin shpallur në kërkim për goditjen me gurë ndaj policisë, në protestën e shtatë ditëve më parë.

Ata kanë deklaruar se nuk ishin në dijeni që ishin në kërkim nga policia, por pasi e kanë mësuar, kanë vendosur të vetëdorëzohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat