Himarë, 29-vjeçari kapet me kanabis në makinë

Kronikë e zezë

Himarë, 29-vjeçari kapet me kanabis në makinë

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 15:49
Kanabis në makinë

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia në Himarë pasi po transportonte me makinë një sasi prej 16 kg kanabis sativa.

I riu u arrestua në kuadër të operacionit të koduar "Vunoi", ku policia u vu në ndjekje të një automjeti të dyshimtë në aksin rrugorë Himarë-Dhërmi, të cilin e kanë ndaluar në kthesën e Jalit.

"Nga kontrolli i ushtruar në automjet, është gjetur në bagazh një sasi lënde narkotike prej 16 kg e dyshuar si Cannabis Sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale, Seksioni Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve Vlorë, ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e mjetit shtetasin A. A., 29 vjeç, banues në fshatin Vokopolë, Berat", sqaron policia.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat