Rrokulliset kamioni në autostradë, lëndohet shoferi

Kronikë e zezë

Rrokulliset kamioni në autostradë, lëndohet shoferi

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 15:14
Foto ilustrim

Një kamion është rrokullisur në dalje të autostradës “Arbën Xhaferi”. Nga ky aksident ka mbetur i lënduar shoferi i kamionit.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi për media në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Ju njoftojë se sot me dt.10.08.2019 rreth orës 13:20,ne autostradën “Arbën Xhaferi” në dalje te autostradës për në fsh.Bibaj ,Ferizaj, ka ndodh një aksident trafiku ku një kamioni është rrokullisur dhe është përplasur ne rrethojat e rrugës. Si pasojë e kësaj rrethojat metalike kanë goditur një veturë e cila është dëmtuar. Shoferi i kamionit është i lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat