Policia e Kosovës ka arrestuar grupin e tre të dyshuarave për grabitjen në një shtëpi në Shtime, ku u vra një person dhe u plagos një tjetër.
“Bota sot” ka arritur t`i siguroj fotografit e tre personave të arrestuar.
Personi i parë që është arrestuar është A. Tahirja, në lagjen “Dardania” në Prishtinë, I cili ka prejardhje nga Peja, shkruan “Bota sot”.
Kurse, vëllai i tij më i vjetër me të njëjtat iniciale, A. Tahiraj, i cili është arrestuar në lagjen “Arbëria”, po ashtu në Prishtinë.
Gjithashtu, policia ka arrestuar edhe pjesëtarin tjetër të grupit, A.Mulliqi, për të cilin raportojnë mediat se konfiskuar vetura e tipit “Peugeo”-t që ishte në natën kritike.
Siç raportohet, i vrari është Fehmi Gashi, i cili kishte mbetu i vdekur gjatë përleshjes me pronarët e shtëpisë të cilës ia kishin mësyrë ta grabitnin. Kurse, i plagosur ka mbetur njëri prej pronarëve të shtëpisë.