Plagosja me armë në Laç, dy persona shpallen në kërkim - Bota Sot
Plagosja me armë në Laç, dy persona shpallen në kërkim

Kronikë e zezë

Plagosja me armë në Laç, dy persona shpallen në kërkim

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 10:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kurbinit ka shpallur në kërkim dy persona, si autorët e dyshuar për plagosjen e 19-vjeçarit ndodhur pasditen e djeshme në Laç.

Policia bën me dije se në kërkim janë shpallur shtetasit:

-  G.R. vjeç 21, banues në Laç i dyshuar për veprat penale " Vrasje me paramendim' mbetur në tentativë" dhe " Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve"

- A.M. ( L.), vjeç 25 , banues në Laç për veprat penale " Mbajtje pa leje e armëve luftarake e municioneve" dhe " Moskallëzim krimi".

Dyshohet se ngjarja ishte degradim i një konflikti të  ndodhur për motive të dobëta para disa javësh. Më pas konflikti ka vazhduar edhe pasditen e djeshme duke u përshkallëzuar në  plagosjen me armë zjarri të shtetasit E.M., i cili aktualisht ndodhet në spital.

Ndërkohë policia është duke vijuar punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe materialet procedurale në ngarkim të tyre iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...