Vjedhin para në dy xhami në Prishtinë

Kronikë e zezë

Vjedhin para në dy xhami në Prishtinë

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në dy xhami në Prishtinë, ku edhe janë vjedhur arkat me para.

Sipas Policisë, rasti i parë ka ndodhur rreth orës 10:39, ku persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e objektit fetar (xhamisë) dhe nga aty kanë vjedhur arkën me para te gatshme. Rasti është duke u hetuar.

Kurse rasti tjetër ka ndodhur në orën 04:30, ku të dyshuar të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda objektit fetar (xhamisë) dhe kanë vjedhur nga kasaforta, para të gatshme. Rasti është nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat