30-vjeçari qëllohet me armë zjarri në mes të Tiranës

Kronikë e zezë

30-vjeçari qëllohet me armë zjarri në mes të Tiranës

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Paraditen e sotme, në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri një shtetas, ende i paidentifikuar, rreth 30- vjeç, pranë një objekti në rikonstruksion.

Shtetasit, i cili është qëlluar me armë zjarri, i është dhënë ndihma e parë dhe u transportua në spital për ndihmë të specializuar dhe nga burime të brendshme bëhet me dije se është në gjendje kome.

Polica ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./tch

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat