Tjetër aksident i rëndë: Në Prizren përfshihen 4 vetura, lëndohen 5 persona

Kronikë e zezë

Tjetër aksident i rëndë: Në Prizren përfshihen 4 vetura, lëndohen 5 persona

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 22:46
Ilustrim

Një aksident zinxhiror ka ndodhur në Prizren në orët e vona, ku janë përfshirë 4 vetura.

Në fotografitë nga vendi i ngjarjes shihet se në aksident janë përfshirë disa vetura, e këtë e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë, Vesel Gashi, ka thënë se në aksident janë përfshirë 4 vetura, prej ku kanë mbetur të lënduar 5 persona.

“Rreth orës 21:30, në rrugën Wesley Clark, ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë katër automjete. Kemi pesë persona të lënduar, sipas autoriteteve mjekësore konsiderohen lëndime të lehta trupore” , ka thënë Gashi.

Ai thotë se dyshimet e para rreth shkaqeve të aksidentit janë se dy vetura të tipit BMË i kanë paraprirë aksidentit, e të cilat kanë qenë në shpejtësi të madhe.

“Njësiti rajonal janë duke u marrë me shkaqet e aksidentit. Nga raportet e para thuhet se kemi të bëjmë me vozitje të rrezikshme dhe mos . I kanë paraprirë dy automjete të tipit BMË” , ka treguar zëdhënësi i Policisë.

Gjatë ditës së sotme edhe në Prishtinë ka ndodhur një aksident i rëndë, ku një kamion, të cilit nuk i kanë punuar frenat, ka goditur disa vetura. Aty janë lënduar 3 persona, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat