Kërcënon me thikë nënën e vet

Kronikë e zezë

Kërcënon me thikë nënën e vet

Më: 31 gusht 2019 Në ora: 13:19
Foto

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë, pasi ka kanosur me thikë nënen e vet.

Rastin e ka raportuar në Polici, viktima sipas së cilës pas një mosmarrëveshje  është kanosur me thikë nga djali i saj duke e  detyruar  të qëndrojë për disa orë e mbyllur në një dhomë.

Viktima ka marrë tretman mjekësor për shkak të shqetësimit, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat