Vdekje e dyshimtë në Pejë, 76 vjeçari gjendet i vdekur në banesën e tij

Kronikë e zezë

Vdekje e dyshimtë në Pejë, 76 vjeçari gjendet i vdekur në banesën e tij

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 19:53
Ilustrim

Sot në mesditë policia në Pejë është informuar nga një dëshmitar se axha i tij për tri ditë nuk ka dalë nga banesa e tij dhe se në korridorin e banesës kundërmon aromë e keqe.

Policia e Kosovës dhe Zjarrëfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe kanë hapur me forcë derën e banesës ku është gjetur i vdekur viktima E.I i lindur më 1943.

Vdekja është cilësuar si ‘Hetim i Vdekjes’ ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në autopsi.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Sot me date 05.09.2019 rreth orës 14:30, Policia është informuar, nga një dëshmitar se në rrugën “Bill Klinton” në Pejë, axha i tij tani viktimë ka 3 (tri) ditë që nuk ka dalë nga banesa dhe në korridorin e banesës kundërmon aromë e keqe.

Njësitet policore të Stacionit Policor Pejë, së bashku me ekipin mjekësor dhe zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, nga njësitet e zjarrfikëseve është hapur dera e banesës me forcë pasi që ishte e mbyllur, në njërën nga dhomat është vërejtur viktima, E.I. i lindur me 1943, nga ekipi mjekësor është konstatuar se viktima është pa shenja jete.

Vendit të ngjarjes ju kanë përgjigjur të gjitha njësitet relevante të Policisë së Kosovës, Sektori i Hetimeve Rajonale DRP Pejë, lidhur më ketë rast është konsultuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet për autopsi.

Trupi i pajetë i viktimës rreth orës 18:40 është tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Në bashkëpunim me Prokurorin e shtetit Rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat