Vetëvrasja në burgun e Dubravës, suspendohen dy zyrtarë korrektues

Kronikë e zezë

Vetëvrasja në burgun e Dubravës, suspendohen dy zyrtarë korrektues

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 18:34
Foto ilustrim

Sot në burgun e Dubravës ka ndodhur një vetëvrasje.

I burgosuri F.I ka bërë vetëvrasje në burgun e Dubravës, ndërsa Shërbimi Korrektues i Kosovës ka suspenduar dy zyrtarë korrektues.

Pos kësaj, SHKK gjithashtu ka ngritur edhe Komisionin Hetimor për të hetuar rastin.

Ky është njoftimi i plotë:

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se lidhur me vetëvarjen e të burgosurit  F. I, SHKK ka suspenduar  dy zyrtarë korrektues dhe menjëherë ka iniciuar procedurën disiplinore, me ç ‘rast   ka ngritur  edhe Komisionin Hetimor për ta hetuar rastin në fjalë.

Pas gjithë kësaj, ne mbetemi të përkushtuar që për të gjitha rastet e tilla ti gjejmë dështimet e mundura përbrenda SHKK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat