Përleshje me thika në Lipjan, vdes një person - Bota Sot
Përleshje me thika në Lipjan, vdes një person

Kronikë e zezë

Përleshje me thika në Lipjan, vdes një person

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 17:10
Foto ilustrim

Një përleshje fizike me armë të ftohta ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në qendër të Lipjanit. Një prej të përfshirëve në këtë rrahje, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për një rrahje në rrugën Lidhja e Prizrenit, neëLipjan. Menjeherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, si pasojë e përdorimit të mjeteve të forta dhe një armë të ftohtë (thike),gjatë përleshjes, lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona. Të njëjit janë dërguar për tretman mjekesor në QKUK, nga ku kemi pranuar informatën se njeri nga personat e lënduar ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur se aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë rast.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...