Pësoi sulm, duke ndihmuar të plagosurit, në Lagjen e Spitalit, ndërron jetë infermieri i QKUK-së - Bota Sot
Pësoi sulm, duke ndihmuar të plagosurit, në Lagjen e Spitalit, ndërron jetë infermieri i QKUK-së

Kronikë e zezë

Pësoi sulm, duke ndihmuar të plagosurit, në Lagjen e Spitalit, ndërron jetë infermieri i QKUK-së

Më: 13 shtator 2019 Në ora: 08:38
Qkuk

Një punëtor i Klinikës Emergjente në QKUK ka ndërruar jetë pasi kishte pësuar sulm, duke ndihmuar të plagosurit në Lagjen e Spitalit të enjten e kaluar.

Punëtori i Emergjencës Ali Hodolli, infermier dhe bartës i pacientëve, të enjten e kaluar u vu në aksion për të ndihmuar të plagosurit nga tragjedia që ndodhi në Lagjen e Spitalit, në Prishtinë.

Ndonëse kishte probleme shëndetësore me zemër, ai harroi vetën dhe vrapoi për t’i ndihmuar të tjerët.

Hodolli e vendosi veten në shërbim për të shpëtuar jetët e pacientëve, por ky moment do të bëhej shkak që ta humbiste jetën e vet.

Gjatë kohës sa po ndihmonte të plagosurit Hodolli pësoi sulm që më vonë doli të ishte çarje e aortës abdominale. Mjekët e kanë futur menjëherë në sallën e operacionit, por për fat të keq nuk kanë mundur ta ndihmonin të ndjerin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...