Policia e Kosovës ka realizuar mbrëmë një aksion kundër poseduesve të narkotikëve në Prishtinë.
Ata kanë arrestuar gjashtë persona në tri lokacione të ndryshme dhe duke konfiskuar sasi të konsiderueshme të narkotikëve.
Rr. Shpëtim Robaj, Prishtinë 12.09.2019 – 21:30. Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër K-Shqiptare, pasi që gjatë kontrollit të tyre është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës se dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Rr. Avdyl Lahu, Prishtinë 13.09.2019 – 18:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që gjatë kontrolli të tyre, shtëpive dhe veturave të tyre i janë gjetur dhe konfiskuar gjithsejtë 5434 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 2.6 gram substancë narkotike e llojit kokainë, dy vetuar dhe dy telefona. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rr. Bajram Kelmendi, Prishtinë 13.09.2019 – 23:10. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që gjatë kontrollimit të tyre tek njëri është gjetur dhe konfiskuar 2.2 gram substancë narkotike e llojit marihuanë. I dyshuari i mitur tek i cili është gjetur substanca narkotike, me vendim të prokurorit është liruar, ndërsa i dyshuari tjetër ishte në kërkim policore, i është dorëzuar njësisë përkatëse për procedurë të mëtutjeshme.