Kokainë e armë, arrestohet në Pejë

Kronikë e zezë

Kokainë e armë, arrestohet në Pejë

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 12:32
Foto Ilustrim

Një person është arrestuar në Pejë, pasi gjatë kontrollit i janë gjetë dhe konfiskuar tri qese me substanca narkotike e cila dyshohet të jetë e llojit Kokainë.

Në konsultim me prokurorin është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK-47, dy karikator me 51 fishek të njëjtës armë, 35 fishek të kalibrit 9x19 mm, një peshore digjitale, disa qese të zbrazëta të ngjashme me ato që iu janë gjetur me substanca narkotike, 1850 euro para të gatshme dhe një  telefon celular.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat