Sekuestrohen armë në rajonin e Prizrenit - Bota Sot
Sekuestrohen armë në rajonin e Prizrenit

Kronikë e zezë

Sekuestrohen armë në rajonin e Prizrenit

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 11:27
Foto ilustrim

Policia në rajonin e Prizrenit ka sekuestruar armë në pronësi ilegale dhe në përdorim të gjuetisë së jashtëligjshme.

Në rastin e parë në Suharekë pas një informacioni të marrë se në fshatin Duhël janë dëgjuar të shtëna nga një automjet me targa vendore, Policia menjëherë duke reaguar ka arritur të ndalojë automjetin e dyshimtë të tipit Audi me targa vendore dhe në këtë rast gjatë kontrollimit të personit A. K. i lindur në vitin 1981, në automjet ka gjetur një armë pistoletë e cila është sekuestruar.

Ndërsa në rastin e dytë pas pranimit të një informacioni se në fshatin Kabash-Has është duke u ushtruar veprimtari e kundërligjshme e gjuetisë së kafshëve të egra, Policia ka reaguar menjëherë dhe pikërisht në këtë vend ka ndaluar automjetin e dyshimtë Mitsubishi me targa vendore dhe gjatë kontrollimit ka hasur në katër armë ilegale të tipit pushkë gjuetie.

Të dyshimtit L. K. i lindur në vitin 1986, L. Q. i lindur në vitin 1985, K. D. i lindur në vitin 1983 dhe L. Q. i lindur në vitin 1988 janë proceduar para organit hetues dhe ngarkohen me veprën penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘gjueti e kundërligjshme’, pasi gjatë kontrollimit në veturë është gjetur edhe një kafshë derr i egër i vrarë nga ky aktivitet i jashtëligjshëm.

Pas trajtimit të këtyre rasteve dhe njoftimit të prokurorit kujdestar, hetimet janë duke vazhduar në procedurë të rregullt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...