Sulmuan një person, një muaj paraburgim për dy të pandehurit

Kronikë e zezë

Sulmuan një person, një muaj paraburgim për dy të pandehurit

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 11:57
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy të pandehurve, Q.I., dhe L.R., nga Gjakova, me dyshimin e bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Sipas prokurorisë, më 14 tetor, në vreshtat e “ Stone Casle”, në Komunën e Rahovecit, të pandehurit Q.I., dhe L.R., me dashje e në bashkëkryerje i shkaktojnë lëndime të rënda trupore, tani të dëmtuarit M.P.

“Rasti ka ndodhur pas një mos marrëveshjeje verbale që kishin ku më pas dy të pandehurit e sulmojnë fizikisht të dëmtuarin duke e goditur disa herë me grushte e shqelma në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime në mushkëri dhe në kokë, ku pasi së pari ka filluar të trajtohet në Spitalin Rajonal në Gjakovë, të njëjtit i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe me rekomandimin e mjekëve dërgohet në QKUK në Prishtinë, për tretman të mëtutjeshëm”, thuhet në komuniktën e prokurorisë.

Prokurori i rastit, ndaj të pandehurve ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, dhe e njëjta masë është pranuar dhe shqiptuar nga gjykata kompetente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat