Ia vjedhin çantën me stoli ari në Gjakovë

Kronikë e zezë

Ia vjedhin çantën me stoli ari në Gjakovë

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 11:59
Foto ilustrim

Policia ka dhënë detaje për rastin e vjedhjes në Gjakovë.   

Një person në Gjakovë ka raportuar në Polici se persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në shtëpinë e tij nga e cila kanë vjedhur një çantë krahu për femra në të cilën dyshohet se kishte pasur stoli ari.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin.

Rasti ka ndodhur dje në orët e vona të mbrëmjes, ka njoftuar PK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat