Një person është arrestuar në Gjilan, pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
Viktima siç njofton Policia, ka refuzuar tretmanin mjekësor.
I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e djeshme.