Shkodër, një i plagosur me thikë pas konfliktit mes të rinjve

Kronikë e zezë

Shkodër, një i plagosur me thikë pas konfliktit mes të rinjve

Më: 19 shtator 2019 Në ora: 21:36
Ilustrim

Një konflikt mes të rinjve në Shkodër ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si "Dollari" ku shtetasi Kledis Smajli është goditur me thikë.

I plagosuri është transportuar në gjendje të rëndë në spital dhe mësohet se ndodhet në Reanimacion. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat