Lazarat, arrestohen 2 persona që kultivonin kanabis në oborrin e shtëpisë

Kronikë e zezë

Lazarat, arrestohen 2 persona që kultivonin kanabis në oborrin e shtëpisë

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 10:03
Lazarat

Vijon puna për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas nga Lazarati dhe procedohet penalisht një shtetase. Gjatë kontrollit në oborret e banesave te tyre u konstatuan të kultivuara disa bimë të dyshuara narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër  arrestuan në flagrancë shtetasit:

N.R., 60 vjeç, banues në fshatin Lazarat;

 A.B., 59 vjeç, banues në fshatin Lazarat.

Gjithashtu procedohet penalisht në gjendje të lirë shtetasia Z.H.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike", parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat