Arrestohet një person në Prishtinë, u kap me 7 qese narkotik - Bota Sot
Arrestohet një person në Prishtinë, u kap me 7 qese narkotik

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Prishtinë, u kap me 7 qese narkotik

Më: 22 shtator 2019 Në ora: 11:20
Ilustrim

Policia e Kosovës në Rajonin e Prishtinës ka arrestuar mbrëmë një person tek ‘Rrethi i Flamurit’.

Pas kontrollës që i ishte bërë të dyshuarit, atij i janë gjetur 7 qese me substanca narkotike me peshë prej 5 gram.

Gjate kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një revole , një peshore digjitale, një qese substancë narkotike dhe disa qese të zbrazëta për narkotik si dhe dy telefona.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...