Aksident në Dollc të Klinës, tre persona të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Dollc të Klinës, tre persona të lënduar

Më: 23 shtator 2019 Në ora: 16:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Dollc të komunës së Klinws. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, ku tre persona kanë pësuar edhe lëndime trupore.

Një gjë të tillë ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Në ora 14:40 minuta, policia është  informuar për një aksident në fshatin Dollc, me këtë rast janë aksidentuar dy vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Sipas ekipit mjekësor, këta persona kanë marrë lëndime të lehta trupore. Të njëjtit janë dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Pejës, dhe sipas ekipit mjekësor kanë lëndime të lehta trupore”, tha ai.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat