Djali i dënuar, nëna kapet duke futur kanabis në burg në qesën me mish të grirë

Kronikë e zezë

Djali i dënuar, nëna kapet duke futur kanabis në burg në qesën me mish të grirë

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 09:06
Ilustrim

Nëna e një të burgosuri në burgun e Koridallos u burgos, pasi u kap duke futur dorogë brenda një sasie mishi në burgun grek.

Mediet greke raportojnë se 201 gram kanabis u gjetën dhe u sekuestruan në ushqimin që mbante nëna e të burgosurit, brenda një qeseje me mish të ngrirë.

Thuhet se droga ishte menduar t’i jepej djalit të saj, i cili akuzohet për vjedhje dhe ndodhet në burg që nga fillimi i vitit 2019.

Policia dhe autoritetet gjyqësore u njoftuan menjëherë dhe po vijojnë hetimet.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat