Një vit burgim për sulm seksual - Bota Sot
Një vit burgim për sulm seksual

Kronikë e zezë

Një vit burgim për sulm seksual

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur Aktgjykimin kundër të akuzuarit V.K për veprën penale sulm seksual duke e dënuar me burgim në kohëzgjatje prej një viti.

Sipas gjykatës, në dënimin e shqiptuar i është llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 02 gusht deri më 10 tetor.

“Të akuzuarit V.K me aktvendim të veçantë i është ndërprerë paraburgimi deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi. Pala e dëmtuar udhëzohet në kontest civil për realizimin e kërkesës pasurore – juridike. Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...