Prokurorit ngritën 65 aktakuza për 24 orë

Kronikë e zezë

Prokurorit ngritën 65 aktakuza për 24 orë

Më: 14 tetor 2019 Në ora: 12:23
Ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 65 aktakuza kundër 67 personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 16 persona, si dhe janë bërë 6 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 7 personave të cilat janë të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë persona të dyshuar. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë tri  kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për tre persona, si dhe një kërkesë për caktim të masës së arrestit shtëpiak për një  person. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur 17 aktakuza kundër 18 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh. Po ashtu, nga kjo Prokurori janë ngritur pesë  aktakuza kundër pesë  personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar katër  persona të dyshuar për veprat të ndryshme penale. Prokuroria Themelore e Pejës, ka bërë një  kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy  personave të dyshuar për veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”. Gjithashtu kjo prokurori, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 11 aktakuza ndaj 11 personave për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në tri raste të ndara, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Grabitje“. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat