Vetura merr flakë në mes të rrugës në Vushtrri

Kronikë e zezë

Vetura merr flakë në mes të rrugës në Vushtrri

Më: 22 tetor 2019 Në ora: 09:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në mëngjesin e sotëm, në një lagje të qytetit të Vushtrrisë një veturë është përfshirë nga flakët e zjarrit.

Qytetarë nga vendi i ngjarjes kanë dërguar një foto ku shihet momenti duke u djegur vetura.

Ekipet e zjarrfikësve dhe emergjencës ende nuk kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë sipas dëshmitarëve nuk raportohet për të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat