Vlonjati i dënuar për tentativë vrasje kapet i fshehur në Tiranë

Kronikë e zezë

Vlonjati i dënuar për tentativë vrasje kapet i fshehur në Tiranë

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 10:37
Taulant Manaj

Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar, i cili ishte në kërkim nga policia e Vlorës, pasi akuzohet për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Në kuadër të operacionit "Befasia" në pranga u vu shtetasi Taulant Manaj, i cili ishte fshehur në një pallat në lagjen "Ali Demi" në kryeqytet.

"Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Vlorë më datë 18.09.2018 ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjylkatës së Apelit Vlorë, e cila ka vendosur masën e sigurisë nga "Arrest në shtëpi" në atë me "Arrest me burg" për  veprat penale "Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, sqaron policia.

29 vjeçari nga Vlora në Qershor të 2018 u kap nga policia në flagrancë me armë gjatë kohës që ishte dënuar me "arrest shtëpie" për vrasje me dashje e mbetur në tentativë, por Gjykata e Vlorës e la sërish në shtëpi me të njëjtën masë.

Pikërisht ky rast solli reagimin e dy Ministrive, asaj të Brendshme që e denoncoi këtë rast abuziv të Gjykatës së Vlorës, por edhe Ministrisë së Drejtësisë që i është drejtuar Inspektoriatit të KLD për të hetuar me urgjencë mbi këtë vendim.

Emri i Beqirajt u bë publik në muajin shkurt të 2018 ku dy grupe rivale u përfshin në një shkëmbim zjarri në qytetin e Vlorës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat