E konfirmon policia: Një 56 vjeçar ka vdekur nga goditja e trenit në Klinë - Bota Sot
E konfirmon policia: Një 56 vjeçar ka vdekur nga goditja e trenit në Klinë

Kronikë e zezë

E konfirmon policia: Një 56 vjeçar ka vdekur nga goditja e trenit në Klinë

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 08:01
Ilustrim

(E plotësuar) - Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person ka ndërruar jetë sot në Klinë, pas goditjes në treni.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth 06:15, në fshatin Klinavc-Klinë, në mes të një këmbësori dhe trenit të udhëtareve.

Menjëherë policia ka dalë ne vendngjarje, ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ekipi mjekësor ka  konstatuar vdekjen e viktimës, M.T. m/k/sh i lindur (1963).

Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit, njësitë relevante të Policisë së Kosovës, dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës  dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për Obduksion.

Hetuesit rajonal te DRP-Pejë janë duke bashkëpunuar ngushtë me prokurorin e shtetit për të hetuar të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si “Hetim i Vdekjes”.

Dyshohet për vetëvrasje në Klinë

Gjatë ditës së sotme, dyshohet se ka ndodhur një vetëvrasje në Klinë.

Sipas burimeve të mediave vendore, një person kishte dalë para trenit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat