Konvikti përfshihet nga flakët, nuk raportohet për të lënduar - Bota Sot
Konvikti përfshihet nga flakët, nuk raportohet për të lënduar

Kronikë e zezë

Konvikti përfshihet nga flakët, nuk raportohet për të lënduar

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 08:41
Pamje nga ngjarja

Një konvikt është përfshirë nga flakët në Bolton, Angli mbrëmjen e djeshme (16 nëntor).

Nuk bëhen ende me dije shkaqet e incidentit.

Me qindra studentë u evakuuan nga godina nga të cilët nuk ka pasur të dëmtuar.

Raportohet që vetëm dy studentë morën ndihmën e parë mjekësore pasi dolën nga ndërtesa.

Nuk bëhen ende me dije shkaqet e incidentit.

Sipas BBC zjarri filloi rreth orës 20:30 me orën lokal.

Rreth 200 forca të zjarrfikëses u angazhuan për shuarjen e flakëve e cila përfshiu të gjitha katet e godinës.

Vetëm në orët e para të mëngjesit, zjarrëfikësit arritën të shuajnë flakët.

Qeveria britanike akomodoi studentët nëpër godina të tjera studentore dhe nëpër hotele të zonës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat