I është caktuar masa prej 48 orëve të dyshuarit që shkaktoi aksident me fatalitet me 15 nëntor në Podujevë.
I dyshuari, që është shtetas i huaj, për shkak të plagëve të marra në aksident gjendet në QKUK nën mbikëqyrje të Policisë.
“Podujevë 15.11.2019-14:10. Me datën 18.11.2019 prokurori kujdestar i shtetit ka lëshuar aktvendim për ndalim prej 48 orëve kundër të dyshuarit mashkull K/Shqiptar shtetas i huaj, i cili me automjetin e tij ka shkaktuar aksident me pasoja fatale. I dyshuari për shkak të lëndimeve të marra në aksident gjendet i shtrirë në repartin e ortopedisë në QKUK nën mbikëqyrjen e Policisë”.