Goditet nga kamioneta, humb jetën 41 vjeçar

Kronikë e zezë

Goditet nga kamioneta, humb jetën 41 vjeçar

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 16:31
Ilustrim

Një aksident i rënd komunikacioni ka ndodhur sot në mëngjes në fshatin Gllarevë të Klinës, ku si pasojë ka humbur jetën një këmbësor i moshës 41 vjeçar.

Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 9:00. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një mjet transportues kamionetë dhe një këmbësor.

“Viktima e rastit (këmbësori) i lindur me 1978, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Vendit të ngjarjes iu kanë përgjigjur njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë dhe Prokurori i shtetit. Me urdhër të Prokurorit të shtetit viktima dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) Prishtinë për Obduksion, ndërsa i dyshuari A.G i lindur me 1995 m/k/sh, dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Njësitit të Komunikacionit Rrugor të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat